MENU
klinika

Konferenca e Kryetarëve

Kuvendi nis në 4 shtator, shqyrtohet kalendari i punimeve

01.09.2023 - 14:58

Këtë të premte është zhvilluar mbledhja e parë Konferencës së Kryetarëve për sesionin e pestë të Kuvendit.

Në këtë mbledhje u shqyrtua programi i punës së Kuvendit, i cili do të nisë më 4 shtator, si dhe kalendari i punimeve për periudhën 4 shtator-22 shtator 2023.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhjeje, Konferenca e Kryetarëve propozoi zhvillimin e seancave plenare në datat, 4 Shtator, 14 Shtator dhe 21 Shtator 2023.

“U mblodh Konferenca e Kryetarëve. Në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla u zhvillua sot mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve për sesionin e pestë, të Legjislaturës së X të Kuvendit.

Mbledhja shqyrtoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 Shtator-13 Tetor 2023 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4 Shtator-22 Shtator 2023. Konferenca e Kryetarëve propozoi zhvillimin e seancave plenare në datat, 4 Shtator, 14 Shtator dhe 21 Shtator 2023.

Pas diskutimeve, Konferenca nuk ra dakord për miratimin e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit dhe çështja i kaloi seancës plenare.”-thuhet në njoftimin e Kuvendit.