Largimi i Paul Pogba nga Juventus është shumë afër pasi mesfushori rezultoi pozitiv ndaj testeve anti-doping. Për këtë arsye drejtuesit e bardhezinjve po mendojnë për një talent për mesfushën.
Nga një francez te tjetri, por me motivime të ndryshme, moshë dhe mbi të gjitha karakter. Sepse bardhezinjtë janë lodhur duke marrë lojtarë që kanë dhënë gjithçka në fushë, tani duan lojtarë që janë shumë të uritur.
Në këtë rast objektivi është një lojtar i datëlindjes 2004, për të cilin flitet shumë që tani. Po flasim për Habib Diarra të Strasbourg-ut. Bardhezinjtë po kërkojnë të përparojnë në negociata, duke e kuptuar shumë mirë se duhet një përforcim cilësor në mesfushë.
Klubi francez kërkon 20 milionë euro, për atë që konsiderohet një nga yjet e futbollit të së ardhmes dhe talente të tillë është mirë që të merren menjëherë para se çmimi i tyre të rritet ndjeshëm. Shifra, pavarësisht problemeve ekonomike, nuk duhet të jetë një pengesë e pakalueshme, edhe pse bardhezinjtë do të kursenin shumë në rast të prishjes së kontratës me Pogba.
Në fakt, me zgjidhjen e kontratës së kampionatit të botës, Juventus do të kursente plot 30 milionë euro. Para që bardhezinjtë do t’i investonin te një lojtar i ri si Diarra: cikli i ri i Juventus-it kalon edhe nga këto zgjedhje.