MENU
klinika

Mbyllen shkollat dhe reduktohet transporti publik

Lëkundje të forta, Firence “shkundet” nga tërmeti me magnitudë 4.8!

18.09.2023 - 10:40

Rreth orës 5 të mëngjesit të të hënës së 18 Shtatorit, një tërmet me magnitudë 4.8 goditi Firencen dhe shumë zona të Toskanës.

Epiqendra, siç shkruan Corriere della Serra, ishte në Marradi, rreth 3 km në jug-perëndim, apo 42 km në Veri të Fierences. Deri më tani nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme materiale apo në persona, por megjithatë shkollat janë mbyllur dhe transporti publik është reduktuar.

Kjo nuk ishte goditja e parë, pasi e njëjta zonë raportohet së është goditur rreth orës4.38 të mëngjesit. Rrjeti sizmik regjistroi një tërmet me magnitudë 3.3 ndërsa më pas u lokalizuan 25 goditje të tjera, raporton INGV, Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Këto lëkundje sizmike janë ndjerë në gjithë zonën e Apenineve Toskano-Emiliane, në Romagna, në provincën e Firences dhe në të gjithë pjesën veriore të Toskanës. Gjithashtu është është ndjerë edhe në një zonë midis Perugia-s dhe Trentos.

Mbyllen shkollat

Pas lëkundjeve të forta, kryebashkiaku i Marradit, Tommaso Triberti, vendosi mbylljen e shkollave si masë paraprake. Lëkundjet e tërmetit, siç shpjegohet, “frikësuan popullsinë e Marradit, e cila doli në rrugë.” Dhoma e Mbrojtjes Civile e qytetit Metropolitane të Firences, e cila po monitoron situatën, nuk ka marrë ende raporte për dëme në pronë apo njerëz. Shkollat ​​janë mbyllur gjithashtu në Borgo San Lorenzo, siç njoftoi kryetari i bashkisë Paolo Omoboni.

Reduktimi i transportit publik

Paraditja është shoqëruar edhe me vonesa e anulime në rrjetin hekurudhor. Linja e shpejtësisë së lartë u ndërpre për disa orë, por qarkullimi u rikthye sërish rreth orës 9:30.

Njerëzit dolën në rrugë

Shumë njerëz dolën në rrugë si në Firence ashtu edhe në qendra të tjera të banuara, veçanërisht rreth zonës së epiqendrës. Sipas INGV-së, “në orët e ardhshme priten goditje të tjera”.