MENU
klinika

Nis në 3 shtator

Luana Vjollca zbulon detajet e reja nga “Love Island Albania”

01.09.2023 - 08:39

Në pritje të startimit të programit që do të thyejë rekordet e shikueshmërisë, “Love Island Albania”, moderatorja dhe autorja e programit, Luana Vjollca ka realizuar një video-live në instagram, ku ka dhënë disa detaje në lidhje me programin.

Luana ka zbuluar se prime i emisionit do të zgjasë për rreth dy orë dhe në TV Klan.

“Do të jemi bashkë për rreth 2 orë në Prime”, u shpreh Luana.

Ndër të tjera, Luana është shprehur:

“Aplikimet për tu bërë pjesë e programit vazhdojnë ende dhe linkun e gjeni lehtësisht në faqen zyrtare të programit dhe në të gjitha platformat online të TV Klan. Konkurrentët nuk janë takuar me njëri-tjetrin dhe ky program do të zhvillohet pa skenar, pra gjithçka do të jetë reale”.

Luana shtoi se do të ketë diçka të dedikuar vetëm për emisionin, por që nuk dha asnjë informacion më shumë. Gjithashtu shtoi se në program do të ketë edhe persona që janë të njohur për publikun.

Tani na mbetetet të presim datën 3 shtator për të zbuluar më shumë në lidhje me programin. Më herët në faqen zyrtare në Istagram u zbulua edhe emri i një prej konkurenteve që do të bëhet pjesë e “Love Island”, ajo quhet Ilda Mema dhe është influencer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luana Vjollca e konfirmon nga Hollanda

“Love Island” vjen për herë të parë në Shqipëri

Nga lloji tek vendi ku do të xhirohet

Detaje të reja nga emisioni që pritet të sjellë Luana