MENU
klinika

“Copat e PD të gjejnë komunikimin mes tyre”

Lubonja: Takimi Berisha-Bardhi nxori Bashën në minorancë, loja bëhet për non-gratën

08.09.2023 - 20:26

Analisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me situatën e takimit të 43 deputetëve demokratë së fundmi më në krye ish kryeministrin Sali Berisha dhe Gazment Bardhin.

I ftuar në News24, Lubonja u shpreh se takimi mes palëve i shërben si Berishës ashtu edhe Bardhit, ndërsa shtoi se “copat e PD-së” duhet të gjejnë një formë komunikimi mes tyre.

Sipas tij takimi mes palëve është një opozitë kundër Lulzim Bashës, duke lënë këtë të fundit në minorancë, edhe pse tha se me numrat që ka, Basha mund të shkaktojë dëme.

“Copat e PD-së duhet të gjejnë një formë komunikimi mes tyre dhe të bëjnë një rezistencë. Kjo është për mua prioritare. Në Shqipëri mbizotërojnë interesat personale mbi ato të shoqërisë, ndaj kjo duhet parë si një çështje interesash.

Takimi u shërben të dyve, por përtej Bardhit dhe Berishës duhet t’u shërbejë edhe shqiptarëve. Për mendimin tim duhet të kapërcejnë kompleksin ndaj amerikanëve, sepse gjithë loja është bërë për non-gratën e Berishës. Politika e këtij grupi duhet të ishte e tillë që të bëhet një opozitë politikave të ambasadës amerikane në Shqipëri, duke shkatërruar opozitën.

Takimi mes Berishës dhe Bardhit është kundër Bashës duke e lënë këtë të fundit në minorancë. Qëndrimi i tij është i paepur për të qëndruar dhe mund të bëjë dëm me numrat që ka. Basha është një zgjatim i mbetjeve të PD që mbetën në parlament dhe votuan ligjet e Ramës. Ai me dashje apo jo mbahet në këmbë nga Rama. Këta që u bashkuan treguan fleksibilitet”, u shpreh Lubonja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si iu përgjigj Lulzim Basha ftesës për të marrë pjesë

Bardhi mbledh deputetët e Partisë Demokratike, i bashkohet edhe grupi i Berishës!

"Të ngremë komisione hetimore parlamentare në Kuvend"

Berisha: Protestat popullore i japin vendin e merituar Ramës!

"Ne do marrim pjesë, do i përgjigjemi pozitivisht ftesës"

Berisha njeh Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD