MENU
klinika

Çmenduri!

Luizi “lëviz” edhe çmimet e pronave në Tiranë

02.09.2023 - 14:24

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli mbetet një personazhet më të komentuar në botën e showbizit shqiptar. Çdo veprimi tij nuk lihet pa komentuar e madje shpërndahet në kohë rekord në rrjetet sociale.

Gjithashtu thuhet se shuma që ai merr për një koncert i kalon mbi 30 mijë euro, duke sfiduar kështu edhe këngëtarët më me zë të momentit.

Por duket se Luizi po lëviz edhe çmimet e pronave në Tiranë.

Në një story të publikuar nga vetë fituesi i BBVIP, çmimi i apartamentit pranë banesës së Luizit është 450 mijë euro.

Nuk dihet nëse kjo foto është e vërtetë apo ndonjë meme e bërë në rrjetet sociale.