MENU
klinika

“Kosova s’është vetëm”

Marin Mema thirrje: Të vendosim lule e qiri në sheshin “Nënë Tereza” për Afrim Bunjakun

25.09.2023 - 11:51

Gazetari i njohur Marin Mema iu ka bërë shqiptarëve që të mblidhen këtë mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, për të bërë homazhe në nder të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

Ky i fundit u vra dje nga grupe terroriste serbe, teksa ndodhej në krye të detyrës. Mema fton të gjithë që të ndezin qiri e të vendosin lule për shpirtin e heroit që dha jetën për të mbrojtur trojet shqiptare.

“Pa fjalë, pa ngjyra politike e patriotizëm bosh, por me vepra! Sonte në ora 19:00 takohemi tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë! Kosova nuk është vetëm.

Sonte në ora 19:00 jepi kohë dashurisë për Kombin! Homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj Kombit! Të ndezim një qiri, të vendosim një lule, të jemi aty edhe thjesht me njëri-tjetrin për shpirtin e një heroi që jetën e dha për të mbrojtur trojet shqiptare!

Ky homazh nuk ka lidhje me politikën, por vetëm me Kombin! Vetëm me Kombin! Bëhu pjesë! Sot është dita të jemi bashkë me ngjyrat e flamurit ! Unë do të jem, duhet të jemi të gjithë.”-shkruan Mema.