MENU
klinika

Vdekja tragjike e shqiptares në Greqi

Mediat greke: E bija thërriste për ndihmë, u dërgua në spital

30.09.2023 - 09:21

Shqiptarja e cila u copëtua duke u përpjekur të pastronte një mulli mishi në një kasap në Messolonghi vdiq në sy të vajzës së saj.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes kur gruaja dhe vajza e saj, të cilat punonin së bashku në dyqane pastrimi, kanë shkuar në kasap për të bërë punën e tyre, raporton ‘Protothema‘.

Vajza e saj doli në rrugë dhe bërtiste ‘ndihmë’”, raportojnë personat që ndodheshin aty. Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur. Vajza më pas filloi të bërtiste, pa mundur të besonte se çfarë kishte ndodhur para syve të saj, dhe më pas thuhet se u dërgua në spital në gjendje shoku dhe më vonë u përmend. Ajo dhe vëllai i saj 10-vjeçar ndodhen që nga mëngjesi i djeshëm në shtëpinë e një miku të tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar policia, ambulanca dhe zjarrfikësja. Gruaja po pastronte makinën kur gabimisht iu kapën flokët, duke bërë që ajo të copëtohej.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas informacioneve, ajo jetonte në shtëpi edhe me nënën e saj.