MENU
klinika

Drejtoi grupin e terroristëve në Banjskë

Nënkryetar i Listës Serbe/ Jep dorëheqjen Radojiçiç

29.09.2023 - 14:29

Presidenti i Serbisë , Aleksandër Vuçiç, ka bërë me dije se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq ka dhënë dorëheqjen. Në një intervistë për televizionin kombëtar spanoll “ TV Espanola” , Vuçiç tha se Radojiçiq nuk dëshiron që të dëmtojë më tej Liitën Serbe.

Ai theksoi se listën Srpska e sheh si luftëtarë të lirisë dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mendojnë të njëjtën gjë.

Ndërkohë, sa i përket situatës së ndodhur dhe ngjarjeve të regjistruara përgjatë ditëve në fundit në Kosovë, Vuçiç i cilësoi si shqetësuese. Ai tha se është i shqetësuar dhe i frikësuar pasi pretendon se është i vetëdijshëm se sa agresivë është kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, tha Vuçiç.

Milan Radojiçiqi është emëri më i përfolur nga autoritetet kosovare pasi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e Bansjkës. Xhirimet nga ajri, të postuara nga ministri Sveçla, dhanë një pasqyrë të qartë rreth sulmit terrorist që u bë ndaj Policisë së Kosovës. Në këto pamje grupit tërrorist shihet se i ka prirë Milan Radojiçiq, i cili është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe në listën e zezë të SHBA-së.

Kujtojmë se në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës, u vra nga serbët rreshteri patrullues Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy kolegë të tij.

Rreshterët kosovarë ishin ndeshur me serbët që po shkonin të armatosur drejt fshatit Banjskë dhe i kanë ndaluar. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Bunjaku ra dëshmor si pasojë e plumbave të terroristëve serbë.

Menjëherë Policia e Kosovës u vu në lëvizje dhe në veri shkoi dhe Njësia Speciale. Nga kundërpërgjigja me armë zjarri, mbetën të vrarë katër pjesëtarë të grupit të sulmuesve. Besohet se ata ishin rreth 30 dhe fshiheshin në Manastirin e Banjskës, ku u gjet një sasi e madhe armatimi i kalibrave të ndryshëm, për qindra persona.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë