MENU
klinika

Vështirësohet qarkullimi, probleme me fushëpamjen

Mjegulla mbulon aksin Fushë Krujë-Milot

22.09.2023 - 10:17

Një mjegull e dendur ka rënë që në mesnatë e deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot si dhe në rrugën nacionale Fushë Krujë-Vorë.

Kjo ka bërë që të vështirësojë qarkullimin e mjeteve për arsye të fushëpamjes pasi nuk mund të shikosh më shumë se 50 metra përpara.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë aksident duke përjashtuar dy karambole tepër të lehta e pa probleme.