MENU
klinika

Episodi turpërues në fushë-betejë

Moska po “thyen” edhe tanket gjermane

25.09.2023 - 08:28

Një tank Leopard u shkatërrua së bashku me ekuipazhin e tij të forcave gjermane.

Kështu ka raportuar agjencia ruse Ria Novosti, sipas së cilës ushtria ruse arriti të neutralizojë një nga automjetet e ofruara për Kievin nga blloku perëndimor.

Lajmi është ende i pasigurt, i pakonfirmueshëm dhe aktualisht është bërë i ditur vetëm nga Moska.Forcat e Armatosura Ruse kanë shkatërruar një tank Leopard me një ekuipazh ushtarakësh të Forcave të Armatosura Gjermane, tha komandanti i një grupi zbulimi që vepron në zonën e Zaporizhzhia.”

Kur e shkatërruam Leopardin u zhvendosëm drejt automjetit të djegur” dhe “zbuluam se drejtuesi i tankut ishte plagosur rëndë, ndërsa të tjerët kishin vdekur. Kur shoferi u zgjua dhe na pa, filloi të bërtiste gjermanisht “nicht shissen” (mos gjuaj)”, tha komandanti i grupit.

Shoferi i tankut tha disa herë se ai nuk ishte një mercenar, por një ushtar i Bundeswehr- it dhe se i gjithë ekuipazhi përbëhej nga gjermanë, shtoi ushtari rus. Ushtari i kapur, njoftoi komandanti rus, kishte humbur shumë gjak dhe ishte plagosur rëndë dhe vdiq disa minuta më vonë, por pati mjaftueshëm kohë të tregonte brigadën dhe pozicionin e tij.

Leopardi është një nga automjetet e dërguara nga Perëndimi në Ukrainë.

Mjetet e blinduara të ndaluara në Rzesow përbëjnë grupin e dytë prej mbi 100 Leopard 1A5, të cilat, me iniciativën e Gjermanisë, disa shtete evropiane planifikojnë t’i furnizojnë Ukrainës.

Në vitin 2003, ushtria gjermane hoqi Leopard 1 nga shërbimi që filloi në 1965.

Pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës, qeveria federale udhëzoi të riparoheshin dhe modernizoheshin tanket sa më shpejt të ishte e mundur.