MENU
klinika

Babai i dy fëmijëve të mitur

Ndërron jetë tragjikisht 38-vjeçari shqiptar në Greqi

17.09.2023 - 13:51

Një 38-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën tragjikisht, teksa ishte duke tërhequr një varkë, pas pasojave të përmbytjeve që kishte lënë stuhia “Daniel”.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilve, 38-vjeçari ishte baba id y të miturve.

Ngjarja ka ndodhur në Trikeri të Volos, ku shqiptari edhe jetonte me familjen e tij. Mësohet gjithashtu se varka të cilën ai po pastronte, teksa ishte duke e tërhequr i ka zënë dorën dhe më pas e ka zënë poshtë.

Megjithë mobilizimin e ndihmës së shpejtë në Greqi, 38-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.

Babai i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, kishte vendosur të jetonte përgjithmonë në Greqi thonë mendiat vendase.