MENU
klinika

Masivi i dheut bie në zonën e Ujit të Ftohtë

Ndërtimi i pallatit shemb kodrën në Vlorë

04.09.2023 - 12:04

Një masiv dheu ka rënë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në pjesën e kodrës në këtë zonë, ku ndërtimi i një pallati ka bërë që një pjesë e kodrës të shkëputet duke rënë në themelet e pallatit.

Masivi i dheut ka dëmtuar murin mbrojtës të betonit duke mbuluar themelet e pallatit. Policia e Vlorës ndodhet në këtë zonë, duke njoftuar dhe policinë ndërtimore por dhe duke parë lejen e ndërtimit të ndërtuesit të këtij pallati.

Sipas banorëve të zonës së Ujit të Ftohtë, nëse nuk merren masa, reshjet e shiut do bëjnë që masivi i kodrës të shkëputet i gjithi duke bllokuar rrugën apo rrezikuar dhe banesa.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë