Kryeministri Edi Rama ka dërguar pasditen e kësaj të mërkure në presidencë emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar.
Ndryshimet në qeveri
Janë 7 ndryshime në qeveri, ku 4 prej tyre janë emra të rinj, ndërsa një e rikthyer në kabinet. Olta Xhaçka Ministre e Jashtme, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Edona Bilali, Milva Ekonomi nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.
U largua nga detyra, Olta Xhaçka e cila mbante postin e Ministres së Jashtme, të cilin tashmë e merr Igli Hasani ish ambasadori i Shqipërisë në OSBE, deri në 2021.
Ogerta Manastriliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë, duke marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në vend të saj emërohet Albana Koçiu, e cila mban aktualisht pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.
Në Ministrinë për Ekonominë dhe Financat është emëruar ministër Evin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj, që merr drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit, duke zëvendësuar Edona Bilalin.
Anila Denaj, deri pak kohë më parë, Ministër e Financave, rikthehet në Kabinet, në postin e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbajtur Frida Krifca.
Rama, po ashtu njoftoi dhe krijimin e Ministrinë e Pushtetit Vendore, të cilën do të ja besoj Arbian Maznikut, aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet e drejtuar nga Mliva Ekonomi, shkrihet.
Ndryshimet në kabinet
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.