MENU
klinika

Betohen ministrat e rinj

Ndryshimet në qeverinë Rama, Kuvendi mblidhet sot për miratimin e dekreteve

11.09.2023 - 09:53

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të hënë për të miratuar dekretet e presidentit Bajram Begaj, për emërimin e ministrave të rinj. Këta të fundit u propozuan pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Mësohet se seanca e sotme do të zhvillohet në orën 14:00 dhe pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek presidenti Begaj.

Emrat e ministrave të rinj dhe të atyre që largohen:

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – largohet Milva Ekonomi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN