MENU
klinika

Ja çfarë ka shkruar

Në një lidhje me Endri Priftin? Reagon Ola Bruko!

23.09.2023 - 14:53

Prej pak ditësh në mediat rozë dhe rrjetet sociale është aluduar për një lidhje të mundshme mes gazetares Ola Bruko dhe këngëtarit Endri Prifti, lajm që është konfirmuar nga burime pranë dyshes, por nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me të nga asnjëri prej protagonistëve.

Ndërkohë ditën e djeshme, me shumë gjasë nisur nga reagimet që ka marrë në rrjetet sociale në lidhje me lajmin, por drejtuar edhe portaleve e mediave, Ola ka zgjedhur të reagojë në mënyrë indirekte në Instagram-in e saj, jo një por dy herë.

Kështu, ajo ka ndarë me ndjekësit një poezi të Dritëro Agollit, si më poshtë:

“I bardhë si bora të jesh,
i ndritur, i larë me flori
Prapë do të të shajnë patjetër,
Pa sharë nuk mbetet njeri!

E hodhën floririn, e tretën,
Në llum, në llagëmin e zi,
Një shekull kaloi dhe e gjetën,
Floriri kish mbetur flori”

Ndërkohë në postimin pasardhës, bashkangjitur një fotoje të sajën duke buzëqeshur shkruan:

“Papa do të ishte mirë të na vizitonte edhe një herë e të na bekonte si popull. Paqe, qetësi, dashuri dhe jo urrejtje paçi në shpirtrat tuaj. Jeta është e shkurtër, ikën e nuk vjen më! Zoti qoftë me ju. Amin”.

Pra, gazetarja e njohur ka zgjedhur t’i japë përgjigje njerëzve për të vërtetën e saj me art e lutje, ndërsa kolegë e miq e mbështesin nëpërmjet komenteve në këto postime.

Për ju që mund ta keni humbur lajmin që po qarkullon, Olta dhe Endri thuhet se kanë nisur një histori dashurie, pasi janë njohur në programin “Dola te Ola”, ku bashkëprezantonin, pasi moderatorja është ndarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dy fëmijë dhe tashmë ka nisur edhe bashkëjetesën me artistin.

/News31

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN