MENU
klinika

“I kanë hedhur diçka gocës”

Nëna e 12-vjeçares që u vetëvra hedh akuza ndaj ish-burrit

07.09.2023 - 13:04

Nëna e 12-vjeçares që u gjet e vetëvrarë në një kasolle në një fshat të Pogradecit, ka hedhur akuza në lidhje me familjen e ish-burrit të saj, ndërsa theksoi se vajzës së saj i kanë hedhur diçka në ushqim. Ajo tha sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti tha se fakti se vajza nuk ishte mbytur, u vërtetua dhe nga autopsia.

INTERVISTA
Anila Ahmataj: Ju morët pjesë në varrimin e vajzës?
Nëna: Po isha!
Anila Ahmataj: Si e morët vesh lajmin për ngjarjen?
Nëna: Nga një kushëri që është aty në fshat!

Anila Ahmataj: Ju shpjeguan ngjarjen çfarë ndodhi?
Nëna: Dikush më thoshte; u var, dikush qe një sëmundje! Por varje nuk ka sepse autopsia nuk i nxori as shenja litari asgjë!
Anila Ahmataj: Ku e mësuat këtë që nuk ka shenja varje?
Nëna: Ka thënë doktori morgut! I ka thënë burrit të motrës time! Autopsia nuk ka nxjerr asnjë lloj shenje!
Anila Ahmataj: Ju çfarë dyshoni?
Nëna: Ose ka pirë diçka goca ose kanë bërë ndonjë gjë ata, unë dyshoj se i kanë hedhur diçka fëmijës!
Anila Ahmataj: Në ushqim?
Nëna: Nuk e di ku! Çfarë po flitet janë të gjitha gënjeshtra!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit