Procesi i plakjes ndahet në dy kategori sipas ekspertëve: e brendshme dhe e jashtme.
Plakja e brendshme është për shkak të faktorëve gjenetikë, ndërsa plakja e jashtme lidhet me stilin e jetesës si konsumi i alkoolit, pirja e duhanit, dieta, stërvitja dhe menaxhimi i stresit.
Dr. Neil Pauvlin në New York, i njohur si mjek i jetëgjatësisë, sjell një nga shkaqet kryesore të plakjes dhe ky është gjumi.
Ja gabimi nr.1 që duhet ta shmangni nëse nuk doni të plakeni shpejt:
Pse mungesa e gjumit përshpejton plakjen?
Me stilin e jetës tonë me ritme të shpejta, gjumi shpesh sakrifikohet nga zgjedhja apo nevoja. Gjumi cilësor është çelësi i një jete të shëndetshme.
Kur flemë, trupi rigjenerohet vetë. Shtatë deri në tetë orë gjumë në natë ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit qelizor dhe indeve, funksionit njohës, imunitetit, niveleve të energjisë dhe metabolizmit.
Ndërkohë, mungesa e gjumit mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, depresionin, obezitetin, goditjen në tru, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
Mungesa e gjumit mund të shkaktojë:
1. Rrudha dhe plakjen e parakohshme e lëkurës
Lëkura jonë përbëhet nga disa proteina, duke përfshirë kolagjenin dhe elastinën, të cilat ndihmojnë për ta mbajtur atë të fortë dhe të shëndetshme. Disa studime tregojnë se gjumi i pamjaftueshëm mund të ndikojë në cilësinë dhe forcën e kolagjenit dhe elastinës, gjë që mund të çojë në rrudha dhe dobësi të lëkurës, ose varje.
2. Dëmtim i aftësive njohëse
Mungesa e gjumit mund të shkaktojë rënie të aftësive motorike, të ngadalësojë përpunimin e informacionit, të ulë vëmendjen, kapacitetin emocional dhe të dëmtojë gjykimin tonë.
3. Imunitet i dobët
Trupi ynë mbrohet nga sistemi imunitar. Gjatë gjumit, sistemi imunitar prodhon qeliza që ndihmojnë trupin të luftojë sëmundjet e ndryshme. Në fund të një cikli gjumi, qelizat lëvizin në pjesët e trupit ku ato janë të nevojshme. Studimet tregojnë se kur ne nuk bëjmë gjumë të plotë dhe të rehatshëm, trupi nuk është në gjendje t’i luftojë në mënyrë efektive qelizat që “kërcënojnë” shëndetin.
Burimi: CNBC