MENU
klinika

Çfarë është sistemi për udhëtime në BE

Nga nëntori s’ka më vula në pasaportë, aplikimi vetëm në ETIAS!

07.09.2023 - 18:07

Nuk do ketë më vula në pasaportën e shqiptarëve që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Ligji i ri do të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti.

Për ata që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE duhet të aplikojnë për një leje udhëtimi në sitemin ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit). Ky sistem do jetë i vlefshëm për 60 vende që nuk janë në BE.

Shtetasit e këtyre vendeve lejohen të shkojnë në vendet e zonës Shengen për qëllime biznesi ose udhëtimi deri në 90 ditë. Gjatë këtyre 90 ditëve, këta vizitorë nuk mund të punojnë apo studiojnë, por mund të angazhohen në aktivitete biznesi dhe turistike.

Çfarë është ETIAS?

ETIAS do të thotë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit. Është një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe mban gjurmët e vizitorëve.

Çdo person do i nënshtrohet një kontrolli të detajuar të ETIAS. ETIAS do të sigurohet që këta njerëz të mos përbëjnë një kërcënim sigurie. Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, monitorojë dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ta të hyjnë në vendet e Shengenit.

ETIAS, përveç përdorimit për qëllime biznesi dhe turistike, do t’i lejojë njerëzit të vizitojnë vendet e Shengenit për arsye mjekësore dhe tranziti. Personi që merr “ok” nga ETIAS e ka të vlefshme për 3 vite.

Si do të funksionojë sistemi ETIAS?

Sistemi ETIAS do të jetë i thjeshtë për t’u përdorur dhe do të kursejë kohë për aplikantët dhe përpunimin.

Ata që duan të marrin miratimin do të duhet të ndjekin këto hapa:

  • Informacion biometrik si numri i pasaportës
  • Emri
  • Mbiemri
  • Data e lindjes
  • Vendi i lindjes
  • Informacion në lidhje me shtetësinë tuaj
  • Adresë
  • Email dhe numri i telefonit
  • Arsim dhe eksperience pune
  • Vendi i parë i BE-së që keni ndërmend të vizitoni
  • Pyetje për gjendjen tuaj mjekësore, udhëtimin në vendet e luftës ose vendet ku jeni deportuar ose refuzuar, si dhe të dhënat kriminale
  • Për të miturit, kujdestari ligjor duhet të aplikojë për ETIAS

Sa do të kushtojë ETIAS?

ETIAS të kushtojë vetëm 7 € për çdo aplikim. Kjo vlen vetëm për të rriturit mbi 18 vjeç, pasi ata nën 18 nuk do të duhet të paguajnë asnjë tarifë. Ju mund ta paguani tarifën me kartë debiti ose krediti. Menjëherë pasi të keni përfunduar pagesën, autorizimi ETIAS do të fillojë të përpunohet.

Sa kohë duhet për të plotësuar aplikacionin ETIAS?

Aplikimi ETIAS pritet të marrë vetëm rreth 10 minuta për t’u plotësuar. Pas 10 minutash, do të merrni një njoftim se procedura ka mbaruar dhe mund t’ju kërkohet të filloni nga fillimi nëse procedurat nuk i keni mbaruar benda kësaj kohe.

Sa herë mund të hyj në BE me një ETIAS?

Ju mund të hyni në shtetet anëtare të Shengenit sa herë të doni, për sa kohë që ETIAS është i vlefshëm dhe nuk keni qëndruar më shumë se 90 ditë në një periudhë 180-ditore.