MENU
klinika

Ngritja dhe rënia e një miti

Nga Shqipëria te…Shqipëria, fati i Santos i lidhur me kuqezinjtë

14.09.2023 - 09:38

Nga Shqipëria te Shqipëria. Karriera e Fernardo Santos ka një lidhje të fortë me kuqezinjtë, ironi fati apo jo, fakt është që ishte Shqipëria që e uli në stolin e Portugalisë, aty ku mori fame, është sërish Shqipëria që praktikisht e nxjerr në pension.

Në 2016, ai gol historik i Bekim Balaj bëri që Portugalia të shkarkonte trajnerin Paulo Benato, në stol u ul pikërisht Santos, pjesa tjetër më pas është histori teksa arriti të fitojë Evropianin, suksesi i tij më i madh në karrierë. Shtatë vite më pas, këtë herë Shqipëria bëhet shkas për keq pasi humbja përballë kuqezinjve rezultoi fatale.

Tashmë është zyrtare: Federata Polake e Futbollit shkarkoi Fernando Santos. Tekniku portugez drejtoi Poloninë në 6 ndeshje, 3 fitore 3 humbje, por disfata përballë Shqipërisë në “Air Albania” nuk u përtyp dot nga stafi drejtues: “Falënderojmë trajnerin Santos për punën e bërë me përfaqësuesen tonë, i urojmë fat në sfidat e tij të radhës”, lexohet ndër të tjera në komunikatën e Federatës Polake.