MENU
klinika

U arrestuan në mega-operacionin “Tempulli”

Nis vlerësimi i “masave të sigurisë” për 4 shtetasit në Fier

17.09.2023 - 11:45

Ditën e sotme në Gjykatën e Fierit ka nisur caktimi dhe vlerësimi i masave të sigurisë për 4 shtetasit e arrestuar pak ditë më parë në kuadër të mega-operacionit “Tempulli”.

Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se në Kuadër të këtij operacioni blic, në Fier u arrestuan 4 shtetas, ndërkohë që 6 të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Kujtojmë se mega-operacioni “Tempulli” u shtri në disa qarqe të vendit, ku ranë në pranga mbi 200 persona.