MENU
klinika

2 mijë vota para

Numërohen 44 kuti votimi në Kukës, ja cili kandidat kryeson

25.09.2023 - 08:09

Vijon numërimi i kutive me fletët e votimit në garën për kryetarin e Bashkisë së Kukësit. Bëhet me dije se deri më tani janë numëruar 44 kuti nga 70 gjithsej.

Aktualisht kryeson kandidati i Partisë Socialiste Albert Halilaj, i cili ka marrë 6 mijë e 909 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata ka marrë 4 mijë e 244 vota. Ditën e djeshme votuan 45.56% e zgjedhësve.

Procesi i numërimit ka nisur rreth orës 23:10, ndërsa pjesëmarrja ka qenë në masën 44 përqind. Theksojmë se në garë për të marrë drejtimin e Bashkisë së Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata, ndërsa Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.