15.09.2023 - 11:37
Arrestimet në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”, kanë prekur edhe qarkun e Dibrës.
Policia njofton se janë arrestuar tre persona.
Gjithashtu, janë sekuestruar 1 kg kanabis sativa, 270 fara kanabis, 1 mulli që shërben për bluerjen e lëndës narkotike dhe 2 peshore elektronike.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe municion luftarak.
“1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 1 pushkë sportive dhe 2 krëhra pistolete me 4 fishek dhe 344 municion luftarak, dhejtra metra fitil zjarr-përcjellës dhe kapsolla detonator’, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, është sekuestruar një jelek me mbishkrimin “Policia”.