MENU
klinika

Postimi që shtoi dyshimet

Ori dhe Isli do të rikthehen bashkë në ekran?

16.09.2023 - 09:37

Ori dhe Isli “u ndanë” pasi moderuan për disa sezone programin “Wake up” në Top Channel për t’u marrë me projekte të reja personale, por ja që rruga e tyre duket se është bashkuar sërish.

Dy prej kolegëve më të njohur të ekranit kanë postuar së fundmi një foto, me të cilën kanë ngritur shumë dyshime.

Ishte Isli, i cili postoi një foto me Orin në Instagramin e tij dhe pas saj shkruan: “Projekte të mrekullueshme”.

Çfarë po planifikojnë? Ori është tërhequr nga bota e ekranit, pasi pranoi të jetë pjesë e Kuvendit Popullor. Ndërsa Isli u bë pjesë e disa projekteve televizive, siç ishte edhe “Dancing With the Stars” sezonin e kaluar në Top Channel.