MENU
klinika

“Pazaret” për armë

Pas vizitës në Rusi, Kim Jong un shpallet “armik kombëtar” nga Ukraina

15.09.2023 - 22:56

Një grup i lidhur me qeverinë ukrainase ka shtuar liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili vizitoi Rusinë dhe mbështeti Putinin, në listën e armiqve të shtetit.
“Lëvizja e liderit Kim Jong-un tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Kim, i cili shkoi në Rusi me tren të blinduar, pavarësisht kërcënimit të SHBA-së për të “paguar çmimin”, që u takua me Putinin dhe mbështeti hapur pushtimin në Ukrainë.

Kjo lëvizje e Kim zemëroi ukrainasit, ndaj grupi i quajtur “Mirotvorets”, i cili është i lidhur me qeverinë ukrainase, raportoi se Kim është shpallur edhe “armik kombëtar”.

Në listë është gjithashtu lideri i Kazakistanit, Kassym Comert Tokayev, korrespondenti i NBC, Neës Keir Simmons, por edhe ylli i filmave për të rritur, Eva Elfie.