MENU
klinika

Dëgjohen sërish të shtëna armësh në Veri

Pas vrasjes së policit, Albin Kurti i bën thirrje Serbisë

24.09.2023 - 13:04

Pas vrasjes së polici, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në platformën X, ku u kërkon Serbisë që të ndalë sulmet në veri.

“Kjo është arsyeja pse i kemi bërë thirrje Serbisë që të mos i sponsorizojë sulmet terroriste në veri”, shkruan Albin Kurti.

Ndërkohë raportohet në mediat e Kosovës së në vëri të vendit janë dëgjuar sërish të shtëna armësh.

Edhe shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh e ka dënuar ashpër vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës në veri dhe rastin e ka vlerësuar ai “incident tragjik”.

Ajo ka bërë thirrje për nxjerrje të autoreve para drejtësisë.