MENU
klinika

Ja çfarë pritet

“Pastrimi” i partisë nga grupi i Bardhit, Basha mbledh të mërkurën kryesinë e re të PD-së

11.09.2023 - 12:03

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë të mërkurën me 13 shtator, për herë të parë kryesinë e re, të ‘pastruar’ nga grupi Gazment Bardhit.

Pjesë e kryesisë, do të jetë tashmë si Sekretar i Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj si dhe 4 nënkryetarët e rinj.

Për herë të parë në kryesinë e PD futen emra si Xhemal Bushati, i zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar, apo Gjergji Hani, ish-rivali i Bashës në garën për kreun e Partisë Demokratike.

Kryesia e re u zgjodh më 9 shtator dhe la jashtë të gjithë deputetët, me Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun në krye që kundërshtuan kthimin e Bashës në krye të PD.

ANËTARË TË ZGJEDHUR:

Agron Kapllanaj
Andia Ulliri
Anton Koka
Azgan Haklaj
Enriketa Papa
Eralda Tase
Fitim Zekthi
Gazmend Koduzi
Marinela Ziu
Mateo Spaho
Merita Bakiu
Myzafer Elezi
Oriela Nebiaj
Pëllumb Seferi
Selaudin Jakupllari