Ylli i ri i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani “pushtoi” sërish UEFA-n. Në 5 xhiro të këtyre kualifikuese në “Euro2024”, dy perlat e sulmuesit janë përzgjedhur si golat më të bukur të raundit.
Ekzekutimi fantastik kundër Polonisë ishte i magjishëm duke bërë që mijëra tifozë të votonin perlën e tij si golin më të bukur në raundin e dytë.
Ai konfirmoi se nuk di të shënojë gola të thjeshtë me Kombëtaren shqiptare, pasi edhe golin ndaj Moldavisë e shënoi në mënyrë të ngjashme.
Edhe goli i Kristjan Asllani kundër Ishujve Faroe u zgjodh më i bukuri i UEFA-s, në raundin e tretë. Një ekzekutim fantastik nga mesfushori i Kombëtares që të lë pa fjalë.
Ndërsa goli i Nedim Bajramit kundër Republikës Çeke u rendit në vendin e dytë në xhiron e 4-të të kualifikuesve “Euro2024”.