MENU
klinika

‘U martova dy herë…’

Përlotet gazetarja, rrëfen historinë prekëse

17.09.2023 - 13:24

Gazetarja Fiori Dardha ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale dhe familjen. E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ajo ka treguar se është martuar dy herë me të njëjtin burrë për një motiv shumë të fortë.

Bardhi është shprehur se u bë nuse për hir të nënës së saj, e cila ishte e sëmurë. Gazetarja tregon se nëna nuk e kishte parë të veshur me fustan të bardhë dhe realizoi ëndrrën e saj para se ajo të vdiste. Pasi u kujtuan se ata nuk kishin bërë celebrim, vendosën që në 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, ta kurorëzonin zyrtarisht lidhjen e tyre.

Erjona Rusi: Si është kjo puna që je martuar dy herë me të njëjtin person?

Fiori Dardha: Do martohesha dhe 4 herë dhe 5 herë dhe 10 herë. Gjithmonë me të njëjtin, më është bërë ves të martohem me të njëjtin burrë. Dasmën e kam bërë për t’i plotësuar një dëshirë mamit tim. Ajo kishte shumë dëshirë të më shihte nuse dhe në atë kohë ishte vërtet sëmurë dhe doja t’ja realizoja vërtet këtë ëndërr. Dhe vetëm kur kam parë sytë e saj të përlotur në momentin që më pa nuse, kam thënë o Zot duhet ta kisha bërë më përpara sepse unë e kam bërë dasmën, kur Abeli ishte pesë vjeç. Më pas ndodhën shumë ngjarje në familjen tonë dhe ne u kujtuam që nuk kishim bërë celebrim, pra ne ishim të martuar, kemi 20 vite bashkë, por nuk kemi bërë celebrim. Unë zgjodha ditën e 50-vjetorit të bashkëshortit tim që ta kurorëzonim zyrtarisht lidhjen tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja iu jep fund dyshimeve të ndjekësve

Fiori Dardha në pritje të ëmbël?

"Më ka lënë kujtime shumë të bukura"

Fiori Dardha flet për mamanë e ndjerë: Ndihem bosh

“Pse nuk ke bërë dhe një fëmijë tjetër?”

Fiori Dardha i jep ndjekësit një përgjigje dhe një mësim


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat