MENU
klinika

Pamjet

Përmbytjet në Greqi, autostrada Athinë-Selanik e pakalueshme

14.09.2023 - 10:16

Situata në autostradën e Egjeut, e cila është përmbytur në një pjesë të madhe, pas motit të keq Daniel që përmbyti Selanikun është përmirësuar por megjithatë mbetet e dëshpëruar.

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, krahasimi i situatës së djeshme me atë të ditës së sotme tregon se situata është përmirësuar por ende problematike pasi është e pamundur të kalojnë automjetet.

Numri i viktimave nga stuhia Daniel në Greqi tashmë ka shkuar në 15.  Katër persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë pa pushim në pjesë të ndryshme të zonave të prekura. Kikilias theksoi situata në lumin Pinios po i mban në gatishmëri të vazhdueshme.

Deri më tani nga operacioni masiv i shpëtimit dhe evakuimit nga ajri dhe tokësor në 14 fshatrat, janë bërë 296 shpëtime, ku 150 prej tyre u është dhënë ndihmë e menjëhershme mjekësore.