MENU
klinika

Nga Arben Malaj

Pesë të vërteta të hidhura nga ngjarja e fundit në veri të Kosovës

26.09.2023 - 12:09

Nga Arben Malaj

Kjo krizë e rëndë në Ballkan duhet të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që bota të mos përjetojë një tragjedi të tmerrshme si ajo Kaçanikut dhe Sarajevës.

1. Udhëheqja aktuale e Serbisë nuk e ka ndryshuar asnjëherë thelbin e saj nacionalist, ashtu si në vitet e 90-ta;

2. Kërcënimi ndaj presidentit Vuçiç se edhe nëse na vrisni të gjithëve ne nuk e njohim Kosovën – e vërteton se ndërkombëtaret nuk ka arritur të evropianizojë sado pak lidershipin e Serbisë;

3. Thirrja e menjëhershme e ambasadorit rus në takim dhe kërcënimi i zëdhënësit të Kremlinit Dimitry Peskov se serbëve po u shkelen të gjitha të drejtat dhe se po e ndjekim me kujdes situatën – dëshmon se Serbia përforcon qëndrimin se partneri i tyre strategjik dhe gjeopolitik është Rusia dhe jo BE apo SHBA. Ndërsa kryeministri Kurti takoj ambasadorët e QUIN-it;

4. Sulmi ndaj policisë së Kosovës në veri dhe armët e kapura në manastirin e Banjskës dëshmojnë strategjinë e Serbisë për të forcuar ushtarakisht dhe financiarisht strukturat kriminale si pikënisje për ndezjen apo rindezjen e tensioneve;

5. Paralajmërimet e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani se në territorin e Kosoves po futen shumë armë, duke përfshirë edhe manastiret, rezultuan të vërteta, ndryshe nga mohimi i disa përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Kjo krizë e rëndë në Ballkan duhet të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që bota të mos përjetojë një tragjedi të tmerrshme si ajo Kaçanikut dhe Sarajevës.

Duket se deri më tani nuk kanë pasur efekt as “karrota” e ofruar liderëve të Serbisë për përshpejtimin e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe as kërcënimet për kostot e Serbisë nëse lidershipi i tyre njeh Rusinë dhe Kinën si partnerë strategjikë.

Një zgjidhje përfundimtare për eliminimin e rreziqeve të përsëritjes së konflikteve është e pamundur pa një angazhim të qartë dhe të vendosur të faktorit ndërkombëtar.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë