MENU
klinika

Procedohen penalisht inxhinieri dhe brigadieri

Plagoset minatori/ Merret në hetim galeria në Bulqizës

26.09.2023 - 12:28

Policia ka marrë në hetim një nga galeritë e Minierës së Bulqizës pas lëndimit të një punëtori ditën e djeshme, në kushtet e pambrojtura gjatë punës. Sipas policisë ka nisur procedimi penal për inxhinierin dhe brigadierin e galerisë për shkelje të rregullave jtë mbrojtjes së punës.

Policia e Bulqizës ka nisur procedim për Besnik Çupin, 66-vjeç dhe Agron Halili-67 vjeç. Sipas policisë të dy personat dyshohen se nuk kanë marrë masa kontrolli gjatë punimeve.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/ Nuk respektuan rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin e gjendjes së galerisë, e për pasojë mbeti i lënduar një punëtor, Policia nis procedimin penal për brigadierin dhe inxhinierin e një subjekti minerar.Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, mbeti i lënduar punëtori, shtetasi B.D, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për dy shtetas. Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasit B.Ç., 66 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier; A.H., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier në një subjekt minerar, në Bulqizë.Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së punëtorëve që punonin në atë galeri.

Kujtojmë se ditën e djeshme është raportuar se në një nga galeritë e Bulqizës ka mbetur i lënduar një minator si pasojë e e rënies së gurëve në minierë.