26.09.2023 - 12:29
Një person është paraqitur me plagë thike në Spitalin Rajonal të Vlorës. I plagosuri është identifikuar si Olsen Refati, 33 vjeç nga Vlora.
Refati ndodhet aktualisht në sallën e operacionit. Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja u shënua mesditën e sotme në lagjen “Partizani”, ndërsa policia tha se ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar, vëllezër.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, 2 autorët e dyshuar, vëllezër, të cilët gjatë konfliktit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin Olsen Refati., 33 vjeç, banues në Vlorë.” , thuhet në njoftimin e policisë.