MENU
klinika

Harrojeni verën!

Pse duhet të udhëtoni në Europë në vjeshtë

28.09.2023 - 13:28

Vera është patjetër një kohë e mirë për të udhëtuar, megjithatë na lejoni t’ju themi se ndoshta nuk është aq e përkryer sa vjeshta. Pavarësisht nëse jeni të interesuar për përvojat kulturore, bukurinë natyrore ose thjesht doni të shmangni turmat e verës, vjeshta mund të jetë një kohë ideale për të planifikuar aventurën e radhë në Europë.

“Vjeshta është një nga kohët më të mira për të vizituar Europën për shkak të shumëllojshmërisë së madhe të interesave që [sezoni] mund të ofrojë,” tha për CNN Mina Agnos, presidente e kompanisë së udhëtimeve luksoze Travelive.

Vjeshta në Europë zakonisht ka temperatura më të freskëta në krahasim me nxehtësinë përvëluese të verës. Ju mund të vizitoni qytete dhe peizazhe pa shqetësimin e valëve ekstreme të të nxehtit. Pra, nuk do t’ju duhet të përballeni me turmat e djersitura ose nevojën për krem të tepërt kundër diellit.

Pse duhet të udhëtoni në Europë në vjeshtë, jo

Përpos kësaj, vera është sezoni ku turizmi arrin kulmin në Europë, gjë që sjell radhë të gjata njerëzish dhe pika turistike të mbipopulluara. Në vjeshtë, numri i turistëve ulet ndjeshëm dhe mund të shijoni një përvojë më të kënaqshme. Pra, udhëtimi në vjeshtë zakonisht nënkupton më pak vonesa në fluturime dhe më pak trafik në rrugë.

Me rënien e kërkesës pas vrullit të verës, do të gjeni çmime më të ulëta në fluturime dhe akomodime.

Vjeshta është sezoni i korrjeve në shumë qytete europiane, gjë që sjell më shumë larmishmëri në ushqime. Përpos kësaj, organizohen edhe festivale me ushqime tradicionale, verë, muzikë dhe evente të tjera kulturore për të korrat.

Në fund, por jo për nga rëndësia, gjatë vjeshtës mund të shihni disa nga peizazhet më piktoreske në Europë, nga alpet te fushat me vreshta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN