MENU
klinika

‘The Nun 2’, filmi më i ndjekur i momentit

Pse njerëzit adhurojnë horrorin? Ekspertët zbulojnë arsyet

28.09.2023 - 13:34

Pavarësisht zhurmës së Barbie-t. filmi më i ndjekur gjatë fundjavës së fundit ishte The Nun 2.

Me një fitim 30.1 milionë dollarë, në 72 vende. The Nun 2 konfirmon edhe njëherë popullaritetin e zhanrit horror.

Buxheti i ulët për një film shpesh ka pak rëndësi. Na pëlqen zhanri, sepse ka aftësinë të ngacmojë akordet e duhura të psikikës sonë. ‘Skenarët e tmerrit kanë aftësinë për të përfaqësuar përmbajtjet e botës së brendshme të dikujt në një mënyrë të pranueshme dhe tërheqëse, për shembull impulse të dhunshme dhe agresive, apo edhe eksitim të lidhur me rrezikun dhe frikën,’ shpjegon psikiatri Gianluca Ficca, për HuffPost.

‘Këto janë përmbajtje universale, të cilat secili prej nesh i prek në pjesët më të thella dhe më ‘shtazore’ të Sistemit Nervor dhe të cilat natyrisht duhet të frenohen në jetën tonë. Një film horror shkakton një proces katartik që ndihmon në zbutjen e këtyre çështjeve.’

Kur shikojmë një film horror ne jemi më vigjilentë, sikur të jemi gati për t’iu përgjigjur një kërcënimi. Këta filma manipulojnë aktivitetin e trurit për të përmirësuar gjendjen tonë të zgjimit gjatë shikimit, siç zbulohet nga një studim nga një universitet në Finlandë. Studimi nisi duke krijuar një renditje të filmave më të frikshëm të 100 viteve të fundit, falë edhe kontributit të 216 entuziastëve të filmit. Në krye të dhjetëshes së parë shfaqet ‘The Devil’s Backbone’, një film i vitit 2001 me regji të Guillermo Del Toro. I ndjekur nga Goksung – Prezenca e Djallit, një film korean i vitit 2016, me një komplot të veçantë që përfshin, demonët, zombitë dhe madje edhe ekzorcistin. Eksitimi u zbulua se ishte arsyeja e dëshirës për të parë një film horror, i cili gjithashtu bëhet një justifikim për t’u shoqëruarme dikë, sepse përgjithësisht njerëzit nuk preferojnë t’i shohin vetëm. Doli gjithashtu se filmat e natyrës psikologjike ose të bazuara në ngjarje reale konsiderohen si më të frikshmit dhe gjërat e padukshme ose të nënkuptuara janë më të frikshme sesa ato që mund të shihen.

Për hulumtimin, 37 vullnetarëve iu kërkua më pas të shikonin dy filma, The Conjuring 2 dhe Insidious, ndërsa u krye një MRI. Rezulton se ndërsa ankthi rritet ngadalë, rajonet e trurit të përfshira në perceptimin vizual dhe dëgjimor bëhen më aktive. Pas një tronditjeje të papritur, aktiviteti i trurit është më i dukshëm në zonat e përfshira në përpunimin e emocioneve, vlerësimin e kërcënimeve dhe marrjen e vendimeve.

Adoleshentët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj magjepsjes së zhanrit dhe zgjedhin horrorin mbi çdo kategori.