MENU
klinika

Analiza

Pse Polonia po i kthen shpinën Ukrainës?

21.09.2023 - 13:02

Vendet europiane duket se nuk janë më gati për ta ndihmuar me çdo kusht Ukrainën.

Së fundmi, Polonia ka njoftuar se mund të ndalojë importin e produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina nëse Kievi vazhdon të përshkallëzojë mosmarrëveshjen për importet e grurit, tha dje kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

“Po paralajmëroj autoritetet ukrainase. Nëse ata vendosin të përshkallëzojnë më tej konfliktin, ne do të ndalojmë importin e produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina”, tha Morawiecki për televizionin Polsat.

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Tregtisë konfirmoi të martën se Ukraina ka paraqitur një ankesë pranë organizmit global të tregtisë, pa specifikuar se cilat vende po synon.

Kievi njoftoi më parë se do të apelojë kundër vendimit të Polonisë, Sllovakisë dhe Hungarisë për të zgjatur ndalimin e importit të grurit ukrainas. Pavarësisht se vende si Polonia kanë qenë tepër të zëshëm në mbështetjen ndaj Ukrainës, Kievi ka vendosur që të padisë vendet e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Poland stops arming Ukraine in grain feud

“Unë mendoj se e gjithë bota duhet të shohë se si sillen vendet anëtare të BE-së ndaj partnerëve të tyre tregtarë dhe Bashkimit të tyre, sepse kjo mund të ndikojë edhe në shtetet e tjera, është e rëndësishme të tregohet se këto veprime janë ligjërisht të gabuara. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të ndërmarrë veprime ligjore”, tha Kachka.

Gazeta polake Rzezhpolita raportoi dje deklaratën e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Tregtisë së Ukrainës, Taras Kachka, argumentoi vendi i tij do të ndalojë importin e qepëve, domateve, lakrës dhe mollëve nga Polonia.

Kievi dëshiron të bindë Poloninë të bëjë një koncesion për importet e grurit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN