MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Qerratai u vetëshpall kryetar grupi, prisnim të na mblidhte

11.09.2023 - 21:02

Kronika sot ndjen detyrimin e madh moral të falënderojë Babon. Nuk do pipëtinim ! Marazi anekënd do na fshikullonte fytyrën si murla! Dora nuk do i komandonte gishtat e prerë nga ankthi nëse ai do hiqte Boren dhe Tezen nga Qeveria. Por Zoti vetë e tha me goje e ato mbenë. E çdo ishim ne nëse fati nuk do na linte si dëshmitar për të parë kur qesh e qan Tezja, kur ja merr vënçe apo kur tërheq putirin, kur Bora bie në dilema në u ngjit apo zbriti nga podiumi?!

Sot në vetmi kujtonte monë e shkuar me Edonen. Dukej e pikëlluar. Shpirti te këputej. Të gjithë u befasuam që Lideri i vogël historik u bë def pas ditësh të trazuara .Ne prisnim të na mblidhte si kryetar grupi që u vetëshpall qerratai, ai u bë zevendes i Blerines dhe mori vrapin për Paris. Na la si jetimë na la. Kosta i Gramozit dhe Linditës na gjet në kafe me Palokën , Salianjin , Bardhin pasi bëri dy hapa u kthye! Mos bëfshi hajer mos bëfshi lëshoi namat e veta, po edhe Kryetarin e grupit ne do jua gjejmë, pak punë ka Babo dhe me këtë do merret ai more shpirtkatranë ?! Më mirë këshilltari im Dori që e zë lepurin me qerre dhe asaj ane nuk duket.

Gaz Bardhi nuk donte t’ja firmoste shkresën, s’du mo s’du, s’du s’du s’du pra i thoshte Joridës e cila e kërcënonte firmose se do qaj , duket keq, ai me hoqi mua që të shkonte vete dhe ngjan sikur ja bëj unë.
Po e bëj për ty i tha Bardhi kur dorën në zemër vuri se të jetë për mua as për në Sauk nuk i lëshoj pe. Jorida u prek e gjithsesi qau. Laerti që tanimë ka instinktin ti mbledhë lotët u nis me domixhan në krah por më pas kuptoi që ato nuk janë për Babon dhe u pre në fytyrë. U kthye i hepuar.

Aty afër ja behu Salianji llaf i të cilit po nuk vrau , djeg. E pyes more i uruar ti që njeh gjithë dynjanë a di gjë nga e gjet Babo këtë ministrin e ri të financave? E tha nga të persekutarit, ka lindur në internim. Ashtu e?! Pooo dhe iku dukë lënë pas një buzëqeshje si të djallit neper shi. Diçka me sëmboi dhe pyes një koleg socialist që dëshiron të mbetet anonim. Sa mirë i them ky Mete qenka nga të persekutuarit , ky po që është katarsis….ç’thua o tu mbylltë, e kishte prokuror të besuar të xhaxhit dhe e hoq vetingu…. ! Edhe ky Babo rri e rri kur fap jua ngjit dorën këtyre firaunve. Aaaa vazhdoi Hasanin e keni tuajin. Ç’ne ?! Dikur këshillonte Fate Medinë. Nuk u binda aspak ! Ju hakërreva , Fatja as që ka nevojë të këshillohet, i di të gjitha vetë, atë kemi ideologun dhe intelektualin më të madh të opozitës kështu që kjo tezë bie. Po është zemërbardhë vazhdoi sapo të behet do na qerasë me
nga një platformë tring tring se i vjen ndoresh.

Ndërsa seanca zhytej në hullinë e vet Krye zëvendës Lideri Muli shikonte vjellurazi jo pa pezem Liderin në perspektive Gazi. Mbyturazi i drejtohej vetes aa çfarë ti bëj këtij burrit pa di unë si bashkohem me ju?! Një zymtësi e fisme e kishte mbuluar si bora Gjalicen. Madje edhe Albana si autore e librit të zi me statusin e shkrimtares dukej sikur i bënte karshillëk. Gerta ishte drobitur ca arsyeja nuk kuptohej se la shëndetësinë apo nga meraku se tani ka të bëjë me studentë e pedagogë trazovaçë dhe jo doktorë të shtruar?! Syzet e Krifcës ishin si busull për ne tani duhet të mësohemi me Anilen e cila nuk dihet në do e mbyllë akademinë e barinjve apo jo ? Veziri Tao u ul afër Belës dhe zhvilluan një bisedë kortezie pa shumë intimitet. Ibrahimi në lozhë lutej ah sikur tu bjerë një rrufe. Mazniku kruante mjekrën dukshëm i kënaqur , më zë të ultë përsëriste qenka mirë ketu. Ulsiu ndihej më i qetë madje kur Bela ju afrua ai nga qejfi e hareja i binte kaptines herë pas here sa gati desh e çarti. Ardhja e Çuçit në vendin ku ulej Tao ka ulur ndjeshem alegrinë e rreshtit.

Toni dhe Etilda kanë harruar të qeshin si dikur motit se Tao qafiri çoku rrefente ndonjë gjë për gajasje teksa Blendi rri si nursëz si vetë dimri. Majko po nuk erdhi , bukë qepë e kripe malsive të Kukesit per fushatë ai, larg rremujes dhe rremetit. Mimi di Puccini kishte sot ditëlinjen e uruam nga zëmra duke i thënë vitet tutje e ti tehu. Vetë Braçe i tha marrç nga ditët tona mi dhe iku me vrap. Kafe mazallah se na dha megjithëse ja gjuajtëm llafin. Klosi lëpinte buzët me tërbim në pritje po hiç. Mimia dukej në ankth me gjasë priste ta uronte Babo pa të fuste dorën në qese për ne të zakonshmit. Mamica priste Skenderbenë për ti dhënë flakë barotit. Saimir Korreshi këndonte nën zë ” tuj tuj tuj moj rilindje murin ta prisha se mua më thonë Sali Berisha”. Dash Sula ja kthente ” moj PD faqen ta zbardhi se ai e ka emrin Gaz Bardhi”. Aman aman ç’kohra epike!!!! Arbër Agalliu u lut po sikur te këndoj edhe unë me ju një për Lulin !!! Jo jo këngët për Lulin duan violinë dhe zëra të hollë e tamahqarë tha Helidon Bushati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Blerina dhe Etilda shpërndanin tollona me nafte Shpiragu"

Analiza e Agron Gjekmarkajt: Nga shkarkimi i ministrave, te Besëlidhja e opozitës!