MENU
klinika

Zgjedhjet në veri

Qeveria e Kosovës: S’ka garanci që serbët do marrin pjesë

13.09.2023 - 15:41

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar u shpreh se “dorëheqjet janë rruga më e shpejtë dhe më e lehtë” dhe se “peticioni si nismë s’është provuar ndonjëherë”. Pas deklaratës së tijnjë reagim erdhiedhe nga qeveria e Kosovës, ku thuhet se nëse kryetarët largohen nuk kanë garanci që serbët domarrin pjesë në zgjedhjet e reja.

Krasniqi në reagimin e tij mbrojti udhëzimin administrativ që ka përpiluar qeveria. Udhëzimi i hap rrugë ndërprerjes së mandatit të kryetarëve të komunave, vetëm nëse pas peticionit për largimin e tyre, deklarohen së paku 50 përqind e trupës votuese të asaj komune.

“Udhëzimi administrativ është proces demokratik dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje, por janë kërkesa të Beogradit. Ato nuk janë kërkesa në të mirë të qytetarëve. Largimi i tyre mund bëhet përmes formës që është shumë demokratike. Kush mund të garantojë që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje nëse kryetarët japin dorëheqje? Për atë është e rëndësishme të kemi vullnet të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha ministri, Elbert Krasniqi.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!