MENU
klinika

Fillojnë me 300 euro!

Qiratë për studentët, më shtrenjtë se asnjëherë tjetër!

05.09.2023 - 12:30

Studentët e ardhur nga rrethet kanë filluar të akomodohen në Tiranë në shtëpi më qira ndonëse çmimet këtë vit janë rritur më shumë se asnjëherë tjetër.

Sipas ekspertëve të tregut të banesave por edhe të vetë studentëve çmimi më i ulët nis me rreth 300 euro dhe kjo në zona periferike të kryeqytetit.

Kjo gjë do të vështirësojë jetesën e studentëve, pasi një pjesë e tyre janë edhe të papunësuar dhe mbahen me të ardhurat e familjeve të tyre. Për këtë arsye një zgjedhje më ekonomike kanë qenë edhe konviktet, ndonëse kushtet e tyre jo gjithmonë janë shumë të përshtatshme në raport me banesat me qira.

Sipas një vendimi të qeverisë, studentët do të kenë mundësi që për herë të parë duke nisur nga tetori të mund të aplikojnë për kredi studentore që të shlyejnë tarifat akademike dhe të mbulojnë kostot e jetesës. Për këtë kredi garant për studentët do të jetë shteti ndërsa norma e interesit nuk do të ndryshojë deri në përfundim të kontratës.

Përzgjedhja do të bëhet në bazë të disa prioriteteve sikurse është vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare, apo rezultatet e mëparshme gjatë studimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk ka më apartamente me qira poshtë 300 €“

Ndërtimet s’ndalin shtrenjtimin e shtëpive gjatë 2022!

Çmimi mesatar shkon në mbi 50,000 lekë

Rritje e fortë/ Qiratë u dyfishuan: Nga bregdeti në Tiranë