MENU
klinika

“Po shohim frytet e një peme të rritur”

Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa kemi ne për ta

26.09.2023 - 10:14

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE” ritheksoi se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq nevojë sa kanë këta të fundit për BE.

Ai tha se ka ardhur koha që të mendojmë jashtë kornizave dhe se përgjatëve viteve të fundit BE është duke shfaqur interes më të lartë ndaj Ballkanit Perëndimor, mirëpo ka ardhur koha që të kalohet nga fjalët premtuese tek veprat. Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptarë tha se ndihet krenar për faktin se Shqipëria do të organizojë samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Ndër të tjera kryeministri Rama u shpreh se në Rajon ka ende çështje të pambyllura, mirëpo përmes procesit të Berlinit kemi mësuar se vetmja mënyrë për tu marrë me mosmarrëveshjet është përpjekja për të rëndë dakort dhe për të bërë sa më shumë.

“Së pari, jam i nderuar që Shqipëria organizon samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE dhe për këtë më duhet të falenderoj me gjithë zemër kancelarin Scholz dhe ekipin gjerman që ishte mjaft i prirur ta sillte samitin e Berlinit në rajon këtë vit. Jam krenar që Tirana përfaqëson sot rajonin si vendi mikpritës. Së dyti, dua t’ju kujtoj se ky proces ka nisur nën kujdesin e kancelares Merkel në 2014, kur për herë të parë në histori udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor u ulën rreth një tryeze për të folur për të ardhmen e vendeve të tyre. Ashtu siç u shpreh Merkel, është rritur një pemë mjaft e fortë dhe e shëndetshme.

Tashmë po shohim të marrim frytet sepse pema është pjekur mjaftueshëm për të marrë frytet. Në këtë moment përcaktues për Evropën dhe bashkësinë tona të vlerave që është komuniteti i përbashkët i vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe ajo se çfarë po ndjejmë nga të gjitha komunikimet dhe bisedat me miqtë tanë të mëdhenj të BE-së.

Ne shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje më të fortë dhe janë më sy hapur karshi rëndësisë që Ballkani Perëndimor ka për BE. Besoj se nuk e teproj nëse them se BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor po aq sa Ballkani ka nevojë për BE. Jemi këtu me ministra dhe zyrtarë të shquar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE që të diskutojmë rreth temave më thelbësore të këtij procesi që përfshin forcimin e ekonomive tona, duke përfshirë lidhjen me sferën e aktiviteteve ekonomike të BE. Do të duhet të diskutoj për diçka krejt të re, që edhe njëherë 5 vjet më parë, ishte e papërfytyrueshme. Planin e ardhshëm të BE për të mbështetur Ballkanin Perëndimor duke u hapur në disa mënyra që do të na sjellin më pranë BE ndërkohë që procesi i integrimit çdo vend duhet të bëjë detyrat e veta të shtëpisë“, tha Rama.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha se rreth 6000 shoqëri tregtare përfituan nga heqja e barrierave mes vendeve.

“6000 shoqëri tregtare kanë përfituar nga aktiviteti i nxitjes së tregtisë. Nga të gjitha heqja barrierave jo tarifore, nga ngjarjet e përbashkëta të cilat kanë përfshirë shoqëri tregtare sidomos dhe mbështetje për qasjet e BE-së në raport me Tregun. Gjithçka që bëjmë së bashku është të përfitojmë në terren për njerëzit që kanë nevojë të lëvizin më lirisht”, shtoi Rama.