MENU
klinika

Analiza

“Ringjallja” e Gjeneral Surovikin, problem për Rusinë?

06.09.2023 - 09:00

Të gjithë këtë personazh të rëndësishëm në Rusi e dinin të eliminuar pasi i doli kundër liderit Vladimir Putinit. Gjenerali rus Sergei Surovikin, ish-zëvendës komandanti i operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë, i cili nuk është parë në publik që nga grushti i dështuar i shefit të mercenarëve të fundit të qershorit, Wagner Yevgeny Prigozhin, thuhet se është fotografuar në Moskë të hënën, raporton The Guardian. Kujtojmë se gjatë periudhës nga grushti i dështuar i Prigozhinit deri ditën e djeshme, Surovikina nuk u pa askund. Shtëpia mediatike Osoro?no Media publikoi një foto të Surovikin dhe gruas së tij. Pasi bosi i Wagner hoqi dorë nga rebelimi, u spekulua se Surovikin e dinte se çfarë po planifikonte. Për më tepër, disa gjeneralë rusë dyshohet se ndihmuan Prigozhin në organizimin e grushtit të shtetit. Prigozhin lavdëroi publikisht Surovikin dhe u konsiderua si një aleat i Wagner . Para se të fotografohej në Moskë, u spekulua se Surovikin ishte në arrest shtëpiak, se ishte marrë në pyetje dhe kishte nga ata që thoshin se ishte në burgun famëkeq të Lefortovës. Surovikinov njihet me pseudonimin “Gjeneral Armagedon”.

Çfarë fshihet pas zhdukjes së “Gjeneral Armagedonit”?

tetorin e kaluar Sergej “Armageddon” Surovikin, i lindur në vitin 1966 dhe me origjinë nga Novosibirsku, i njohur si i korruptuar dhe kasap, u emërua komandanti i ri i përgjithshëm i forcave ruse në Ukrainë. Një emërim që trumbetohej në çdo kanal të mundshëm dhe që muaj më parë zhgënjeu pritshmëritë e atyre që imagjinonin vetë Ramzan Kadyrovin, si kryekomandant të mundshëm në një konflikt që kishte filluar të dukej i humbur. Pak javë më parë Moscoë Times, duke cituar dy burime të afërta me Ministrinë e Mbrojtjes ruse, publikoi lajmin për arrestimin e gjeneralit. “Situata me të nuk ishte në rregull. Sipas autoriteteve. Nuk mund të them më shumë”, tha një nga burimet. Nga Ministria e Mbrojtjes nuk pati asnjë koment. Sipas burimit të dytë, megjithatë, arrestimi është bërë “në kontekstin e Prigozhinit”, “me sa duket, Surovikini zgjodhi anën e Prigozhinit gjatë kryengritjes dhe ata e arrestuan”.

Shfaqet për herë të parë në Moskë personazhi i

Thashethemet

Arrestimi i gjeneralit gjeti konfirmin një ditë më pas përmes Financial Times. Gazeta citoi tre persona të njohur me dosjen, duke shtuar se “Vladimir Putini ka nisur një operacion pastrimi në krye të shërbimeve të sigurisë, sipas anëtarëve të elitës së Moskës. Presidenti po lëviz për të shuar kritikat, rivendosur rendin dhe sundimin e tij, pas përpjekjes së parë për grusht shteti në Rusisë, në tre dekada”. Pavarësisht konfirmimeve, Veronika, vajza e gjeneralit Surovikin pretendoi se babai i saj është në vendin e tij dhe se asgjë nuk i ka ndodhur. Ky version mbështetet nga faqja e pavarur e lajmeve iStories, e cila pretendon se gjenerali ishte marrë në pyetje dhe më pas ishte liruar. Në atë kohë, korit të thashethemeve për fatin e komandantit iu bashkua edhe ai i blogerit pro Kremlinit, Vladimir Romanov, i cili pretendon se Surovikini do të arrestohej, një ditë pas rebelimit të dështuar të Prigozhinit. Romanovi tha se Surovikini do të mbahet në qendrën e paraburgimit Lefortovo në Moskë. Alexei Venediktov, kryeredaktor i radiostacionit Ekho Moskvy, në vend të kësaj raporton në Telegram se Surovikini është zhdukur me familjen e tij për tre ditë dhe se rojet e tij nuk po përgjigjen. Jo vetëm kaq, por ky i fundit shton në Tëitter se zëvendësi i Surovikinit, gjenerali Andriy Yudin, ishte “liruar nga radhët” e ushtrisë ruse. Prigozhin, i cili ka kritikuar Gerasimov dhe Shoigu për muaj të tërë për paaftësinë e tyre të pretenduar në luftën kundër Ukrainës, ka lavdëruar shpesh Surovikin. Madje, ai konsiderohet një gjeneral efektiv dhe jo pak herë është përmendur nga gazetarët rusë të luftës si një ministër i mundshëm i mbrojtjes në të ardhmen.