MENU
klinika

Ish-banori i kampit të MEK në Manzë

Rrëfimi i muxhahidinit/ “Na thanë që po luftojmë me Iranin…”

13.09.2023 - 20:55

Bijar Rahimi, një ish-banor i kampit të Manzës që sapo ka dalë nga aty tregoi në një intervistë për Euronews Albania se në kohën kur policia i ka kontrolluar kompjuterët e tyre nën dyshimin e sulmeve kibernetike ata ishin informuar sikur po luftonin me Iranin dhe jo me Shqipërinë.

Ai tha se nuk ishin të informuar për asgjë më shumë dhe sulmet kibernetike nuk kishin lidhje me shqiptarët.

“MEK-u punën e tij kundra Iranit e bën me anë të internetit dhe me anë të një ligji që quhet ligji ‘Shurushi’, ligji i të rinjve që sulmojnë në Iran, qoftë edhe nëpërmjet sulmeve kibernetike. Neve na thoshin që ky nuk është problem për Shqipërinë, nuk po bëjmë asgjë kundra Shqipërisë dhe është një punë që ne po e bëjmë kundra Iranit, nuk ka lidhje me Shqipërinë fare.

Edhe vet kur isha në MEK kisha dëgjuar që kishin ndodhur ca hakërime në Shqipëri dhe që i kishte bërë Irani si kundërpërgjigje ndaj MEK-ut. Kaq dinim ne, s’dinim më shumë,” – u shpreh Rahimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Grindjet fisnore,janë mallkimi i të gjitha qeverive afgane

Si do të sundojnë talebanët?

Irani një ‘rrezik’ për Shqipërinë

Muxhahidinët/ Raporti i DASH për terrorizmin