MENU
klinika

Stabilizohet gjendja e tij

Rreth 1 muaj në luftë me vdekjen, Fatos Nano del nga spitali

20.09.2023 - 19:37

Ish kryeministri Fatos Nano ka lënë spitalin pas afro 1 muaji ku ishte i shtruar pasi gjendja shëndetësore e tij është stabilizuar.

Nano ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Ai u shoqërua me ambulancën e spitalit privat.

Mësohet se ish kryeministri ndodhej që prej datës 24 gusht nën kujdesin e mjekëve në reanimacion. Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen. Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

Fatos Nano e filloi karrierën e tij politike në vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizonte zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatise vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër.

Pas dy muajsh ai u detyrua të jepte dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha dhe në zgjedhjet e 1998 ai bëhet sërish kryeministër. Nano rimori detyrën në vitin 2002 dhe në vitin 2005 doli nga skena politike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN