MENU
klinika

Një problem për të rinjtë!

Rreziku nga drogimi me oksid azoti, ekskperti tregon pasojat

27.09.2023 - 12:39

Kimisti Egzon Ademi ka folur mbi çështjen e “tollumbaceve” me oksid azoti që po kthehet në një problem për të rinjtë. Ademi tregoi edhe pasojat e rrezikshme që këto tollumbace shkaktojnë sidomos tek të rinjtë.

“Tollumbacja përdoret si mjet për ta shpërndarë oksidin. Oksidi i Azotit është një substancë industriale. Nuk është ende në grupin e substancave narkotike. Përdorimi i kësaj substancë shkakton shumë probleme sidomos për të rinjtë.

Edhe kimisti nuk lejohet të punojë vetëm me këtë substancë. Pasoja janë lodhje akute, probleme me zemrën, shkakton aritmi. Shkakton probleme në mushkëri”, tha ndër të tjera Ademi.

Tirana, dhe jo vetëm, është kthyer në qytetin që po thith trendet e fundit të drogave mjaft të rrezikshme për shëndetin e të rinjve. Në vitin e fundit, agjentët e antidrogës janë hasur disa herë me lloje të ndryshme lëndësh narkotike që shpërndahen për herë të parë në Shqipëri, të cilat nuk diheshin se ekzistonin në tregun e paligjshëm vendas. I tillë ishte rasti i kanabisit xhelatinoz të zbuluar së fundmi në operacionin “Tempulli”, që ka alarmuar policinë të shtojë kontrollet në 12 qarqet e vendit për të zbuluar nëse ka tendencë të shitjes së saj edhe përtej Tiranës.

Por jo vetëm kanabisi xhelatinoz. Prej disa muajsh në Shqipëri qarkullon një tjetër substancë, e cila mund të gjendet fare thjesht edhe në lokale,

një lloj droge që merret me tullumbace. Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Por kjo drogë nuk është si heliumi dhe pa pasoja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do konsultohemi me ekspertët për klasifikimin e rreziqeve"

Tullumbacja me azot, Balla: Policia ka ndaluar disa persona që futën