MENU
klinika

Çfarë parashikon rregullorja?

Paratë e pista, shtrëngohen kriteret për mikrofinancën

16.09.2023 - 13:54

Përmes një ndërhyrje në Rregulloren për licencimin e Shoqërive të Kursim-Kreditit, Banka e Shqipërisë ka shtrënguar kriteret për transparencën e fondeve të këtyre subjekteve. Ndryshimi parashikojnë mbajtjen në dosje të veçanta të historikut penal, si dhe identitetit të anëtarëve të SHKK-ve për çdo shtesë kapitali, edhe ato të voglat deri në 100 mijë lekë.

Në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”, miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 104, datë 5.10.2016, të ndryshuar, të bëhet ndryshimi i mëposhtëm:i. Në nenin 5, pika 8/1 ndryshon sipas përmbajtjes së mëposhtme:“8/1. SHKK-ja, për çdo pagesë dhe/ose shtesë të kapitalit nga çdo anëtar dhe/ose fondet e donatorëve nën vlerën 100,000 lekë, përveç kontributeve që shërbejnë si kusht për anëtarësimin në SHKK, siguron dhe mban në dosje të veçanta dokumentacionin e parashikuar në shkronjën “f”, nënpika “iii” ose në shkronjën “g”, nënpika “iii” të pikës 2, të nenit 6 të kësaj rregulloreje.

Më specifikisht, ndryshimi i parë parashikon që në dosje të pasqyrohen të dhënat nëse personi nuk është në ndjekje penale, nëse nuk është në proces gjykimi për vepra penale, si dhe që nuk vuan ndonjë dënim. Në dosje duhet të vërtetohet gjithashtu edhe që personi nuk është objekt i procedurave të ekzekutimit të detyrushëm (nga Zyra e Përmbarimit Gjyqësor).

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me anëtarët që nuk janë subjekte juridike, por individë. Në këtë rast në dosje do të depozitohet dokumenti i identifikimit (emër, mbiemër, kombësia, shtetësia) dhe adresa e saktë e vendbanimit.

Shoqëritë e Kursim-Kreditit kanë si objekt kryesor të veprimtarisë pranimin e depozitave dhe dhënien e kredive ndaj anëtarëve të tyre. Por përveç kësaj, me miratimin e Bankës së Shqipërisë, SHKK-ja mund të ushtrojë edhe veprimtari të tjera financiare të mëposhtme, si këmbimin valutor apo qira financiare.