Policia e Shtetit ka dhënë një deklaratë për shtyp në lidhje me megaoperacionin antidrogë i ciliu shtri në shtatë qytete të vendit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri të ditura disa detaje për megaoperacionin anti-drogë, në sajë të të cilit janë vënë në pranga 200 persona, si dhe vijon kërkimi për 82 të tjerë, anëtarë të këtyre grupeve kriminale.
Gjatë këtij aksioni policor i nisur prej muajsh u sekuestruan 829 kanabis, 61 kg heroinë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi, si dhe një shumë e madhe parash, një lloj droge e re, në formë xhelatine e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë. Shpërndarësit e drogës u arrestuan, pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.
“Megaoperacioni “Tempulli”, janë sekuestruar 829 kanabis në 8 muaj, në formë çokollatë një pjesë, 61 kg heroinë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi. Janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë, mbi 1 mijë shtetas. 296 masa sigurie arrest burg, 356 kontrolle banesash, 214 masa sigurie, arrest në flagrancë 19 persona, 82 në kërkim, janë pjesë e 23 grupeve kriminale. Janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë, telefona, para të konsiderueshme…”, tha Rrumbullaku.