MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Sa minoritarë grekë banojnë aktualisht në Shqipëri?

20.09.2023 - 12:37

Qysh kur ka filluar regjistrimi i popullsisë në shtetin e pavarur shqiptar, numri i banorëve të minoritetit grek ka qenë gjithnjë një çështje e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo e fundit, para çdo regjistrimi popullsie (Censusi) këtu, ka bërë thirrje dhe fushatë për inkurajimin e banorëve të shprehin përkatësinë etnike greke, dhe më pas, ka bërë kontestime për shifrat zyrtare të publikuara nga shteti shqiptar.

Edhe regjistrimi aktual i popullsisë (Censusi) nuk përbën përjashtim, sidomos tani që po përkon me “pataten e nxehtë” Beleri. Meqë vetëdeklarimi i etnisë ka karakter identitar dhe jo material (si fjala vjen, metrat katrorë të banesës), ekziston mundësia e vetëdeklarimit të rremë të etnisë nga disa shqiptarë që kanë përfituar pensione apo karta identiteti nga shteti grek. Nga ana tjetër, ekziston mundësia që Greqia të pretendojë se INSTAT-i e ka ulur artificialisht përqindjen e minoritarëve grekë me banim në Shqipëri, në qoftë se kjo del e ulët.

618″ />

Rezultatet e Censusit që po zhvillohet do të publikohen në qershor 2024. Deri atëherë, unë po publikoj këtu një ekstrapolim të përafërt të përbërjes etnike të banorëve të rritur të Shqipërisë (18-vjeç e sipër), bazuar në një vrojtim rigoroz statistikor të zhvilluar vjet në shtator. Vrojtimi u krye në të 61 bashkitë e vendit, me një kampion prej 1124 banorësh të rritur, që përfaqësonin popullsinë banuese shqiptare gjeografikisht dhe demografikisht. Vrojtimi u financua nga fondacioni amerikan National Endowment for Democracy (NED) në kuadër të Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor 2022 (https://csdgalbania.org/sq/institucioneve-te-sigurise-drejtesise-ceshtjeve-te-korrupsionit/)

Meqënëse të anketuarit në vrojtimin e mësipërm janë përgjigjur anonimisht dhe nuk kanë patur ndonjë stimul të bëjnë vetëdeklarim të rremë gjatë anketimit, rezultatet e vjetshme mund të jenë një pikë e përafërt referimi për përbërjen etnike të banorëve të rritur të Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN