MENU
klinika

E rëndë!

Selanik, polici vret gruan dhe më pas veten

12.09.2023 - 10:06

Një 38-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij 42-vjeçare dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Mësohet se 38-vjeçari ishte punonjës policie.

Trupat e tyre u gjetën në banesë gjatë mëngjesit të sotëm pasi më herët nga banorët e zonës ishin raportuar të shtëna me armë, raporton “Protothema”.

Sipas informacioneve, gruaja kishte ndërruar jetë kur në vendngjarje mbërriti ambulanca.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.