Seria A është në javën e pestë dhe këtë të shtunë janë në program tre duele. Duke nisur nga 15:25 Milani fitoi 1-0 me Veronën, duke harruar humbjen 5-1 në derbin kundër Interit. Një gol i Leao çoi kuqeiznjtë te tri pikët. Në 18:00 Sassuolo luan me Juventusin dhe në 20:45 Lazio pret Monzën në “Olimpico”.
Në “San Siro” Milani fitoi 1-0 kundër Veronës për javën e pestë në Serie A. Dueli nisi me 25 minuta vonesë, kjo pas rebeshit dhe motit jo të mirë në Milano. Do duhej minuta e tetë që Leao të shënonte golin me vlerën e tri pikëve, kjo pas asistit të Giroud. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e luftuar, me skuadrat që në fund u pajtuan me këtë rezultat. Ky sukses i çon kuqezinjtë në kuotën e 12 pikëve, aq sa ka edhe Interi kryesues me një ndeshje më pak.
Serie A – java 5:
E shtunë
15:25 Milan 1-0 Verona (Leao 8′)
18:00 Sassuolo – Juventus
20:45 Lazio – Monza
Renditja: