MENU
klinika

Shpërthimi në veri të Kosovës

Shefi i EULEX-it: Situata është e paqëndrueshme!

23.09.2023 - 10:27

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Lagjen e Boshnjakëve.

Barbano tha se incidentet e tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata në veri dhe se nënvizon nevojën urgjente për shtensionim.

“EULEX-i dënon çdo llojë të dhunës si të papranueshme”, shkroi Barbano.

Kujtojmë se në lidhje me shpërthimin në veri ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh i tronditur, teksa kërkoi që autorët të dalin para drejtësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN